Fitojnë demonstruesit; SHBA arreston për vrasje policin që i mori jetën George Floyd

29/05/2020 21:00

Pas tre ditë protestash të dhunshme për vdekjen në dorë të policisë të njeriut me ngjyrë të paarmatosur George Floyd, autoritetet amerikane kanë arrestuar sot ish-oficerin që e vrau atë duke e mbajtur me gjurin sipër zverkut.

Pamjet video tregonin policin Derek Chauvin që mëshonte mbi qafën e Floyd megjithse i ndaluari lutej se nuk merrte dot frymë. Chauvin është një nga katër oficerë që u shkarkuan pas vdekjes së Floyd të hënën.

Komisioneri i policisë John Harrington tha se i dyshuari u arrestua me akuza për vrasje të gradës së tretë dhe vrasje nga pakujdesia.

Ai shtoi se ishin mbledhur prova të mjaftueshme dhe të tjera detaje do të publikohen më vonë.

Disa orë më herët prokurori që po hetonte vrasjen tha se ndaj oficerëve të përfshirë mund të mos ngrihen akuza kriminale.

Prokurori Attorney Michael Freeman tha se ishte i shokuar nga vdekja e tmerrshme e George Floyd të enjten në Minneapolis por tha: “Përveç pamjeve, kemi edhe prova të tjera që nuk mbështesin ngritjen e akuzave kriminale ndaj oficerëve”.

Ai refuzoi të jepte më shumë detaje për procedimet, por pranonte se momentet e fundit të jetës së Floyd me policin që i shtypte zverkun me gju, ishin të tmerrshme ndersa shtoi se puna e tij ishte të ‘provonte shkeljen e një statuti kriminal.’

Ndërkohë pas protestave masive kundër dhunes së policisë, presidenti Donald Trump ka kërcënuar të marrë kontrollin e Minneapolis, duke paralajmëruar ata që quante “rrugaçë” se forcat do të qëllojnë ndaj grabitësve, pasi demonstruesit dogjën një rajon policie dhe protestat kundër dhunës policore kanë shpërthyer në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

FOTO GALERI
4/4
Komenti i ashpër i presidentit më pas u fshi nga rrjeti Twitter me justifikimin se nxiste dhunë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA