Ndryshe nga Franca/ Spanja s’do e ndalojë hidroksiklorokinën: S’ka pse mos përdoret te pacientët me COVID-19

28/05/2020 14:46

Teksa Franca së fundmi ka ndaluar përdorimin e hidroksiklorokinës për të trajtuar pacientët me COVID-19, Spanja do veprojë ndryshe.

Spanja është e vendosur të mos heqë dorë nga përdorimi i kurimit me hidroksiklorokinë, dhe pse disa studime e paraqesin si të rrezikshme sidomos për sistemin nervor dhe kardiak.

Disa vende evropiane, përfshirë Francën, Italinë dhe Belgjikën, ndoqën një vendim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ditën e hënën sa i takon shmangies së hidroksilkolinë,  për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Pas raporteve të hershme, ku thuhej se ky ilaç mund të ndihmonte disa pacientë, disa vende kishin lejuar që hidroksilklorina të përdorej si një trajtim i mundshëm COVID-19.

Sidoqoftë, studimet më të fundit kanë ngritur çështje serioze të sigurisë. Revista mjekësore britanike “The Lancet” ka raportuar se pacientët me koronavirus që marrin hidroksiklorurinë kanë më shumë të ngjarë të vdesin dhe të përjetojnë rrahje të parregullta të zemrës. Një studim i Lancet zbuloi një shkallë më të lartë të vdekshmërisë në mesin e pacientëve COVID-19 që kishin marrë HCQ.

Covid-19/ Trump e rekomandon, por a funksionon hidroksiklorokina?

Studimi, hidroksiklorokina rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët me COVID-19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA