Rënia e nivelit të ujit të lumit Drin në Lezhë ka nxjerrë në pah ndotjen e tij si pasojë e derdhjes në të të ujërave të zeza.
Një pjesë e madhe e biznese dhe institucioneve ne Lezhë i derdhin ujërat e zeza ne lumin Drin.
Shëtitorja buze Drinit gjate pasditeve është vendi ku qytetaret kalojnë një pjesë te kohës se tyre por Drini shkakton nje ere mjaft te rende si pasoje e ndotje duke larguar kështu njerëzit.
Edhe flora e fauna ne lagunën e Kune Vain dhe ne bregdetin e Shengjinit po dëmtohen nga derdhja e ujërave te zeza ne lumin Drin pasi ky i fundit derdhet pikërisht ne këtë vend
Edhe pse është ngritur kjo problematikë prej vitesh tashmë, depozitimi i ujërave të zeza po sjellin pasoja shëndetësore dhe impakt negativ turizmit në Lezhë. /Kristjana Pemaj/
Top Channel