Çfarë po ndodh? Shtohen rastet me Covid-19, Koreja e Jugut rikthen kufizimet- bllokon parqet dhe muzetë

28/05/2020 13:31

A mundet COVID-19 të rikthehet në Korenë e Jugut, teksa vendi po përpiqet të krijojë sërish “një jetesë normale”?

Bota ka qenë tejmase e interesuar për mënyrën se si Koreja e Jugut e ka trajtuar virusin, pasi ndërhyrja e hershme u duk se mbajti nën kontroll pandeminë duke regjistruar një numër relativisht të ulët të viktimave.
Por, ditën e sotme, autoritetet shëndetësore të Koresë së Jugut raportuan rritjen më të lartë ditore të rasteve me koronavirus në rreth dy muaj.

“Dje u raportuan 79 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 11 344”, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC). “Numri i viktimave brenda natës nuk pësoi rritje dhe qëndron në 269.”

Që nga 5 prilli, numri i rasteve ka qenë në rënie, kur u raportuan 81 raste të reja. Shumica e rasteve të reja janë të lidhura me një infeksion të përhapur në qytetin Bucheon, jashtë Seulit, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap.

Pas një takimi urgjent, qeveria e pa të udhës të mbyllte objektet publike siç janë parqet, muzetë dhe teatrot shtetërore në zonën metropolitane gjatë dy javëve të ardhshme për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

Zyrtarët gjithashtu këshilluan shkollat ​​private mësimore dhe sallat e lojërave kompjuterike në zonë, që të mbyllen gjatë kësaj periudhe ose të zbatojnë masat antivirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA