Komisioni i Venecias pritet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare opinionin përfundimtar për Paketën ‘Anti shpifje’ dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese në datat 18-19 qershor.
Paketa “Anti shpifje” e propozuar nga qeveria ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta mes palëve politike në Shqipëri. Ajo është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin atë si cënim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve. K
ëshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament. Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.
Top Channel