Kryeministri malajzian thotë se gjuajtësit amerikanë janë të mirë vetëm për shfaqje ajrore

26/05/2020 20:40

Në një intervistë me agjencinë Al Jazeera, kryeministri malajzian Mahathir Mohamad ankohej për kufizime të vendosura nga Uashingtoni në gjuajtësit F-18 Hornet të blerë nga vendi i tij, duke thënë se janë të mirë vetëm për parada ajrore.

Forcat mbretërore ajrore të Malajzisë operojnë aktualisht tre tipe gjuajtësish, përfshi ato elitarë rusë Su-30MKM dhe gjuajtësit e rangut të mesëm F-18 e MiG-29.

Mahathir tha se kushtet e vendosura nga SHBA për klientët e avionëve gjuajtës ishin të kufizuara dhe se pa kodet e burimit “nuk mund t’i programojmë për sulm ndaj vendeve të tjera nëse kryejmë programimin nga amerikanët.

Kështu që megjithse avionët janë shumë të mirë për nga performanca dhe fuqia motorike nuk mund të shfrytëzohen në maksimum nga blerësit e tyre.

“Ne duhet t’i drejtohemi SHBA për çdo sulm kundër vendeve të tjera. Avionët tanë ishin të kushtueshëm. Ne i kemi ata por tani mund t’i fluturojmë vetëm nëpër shfaqje ajrore sepse nuk kemi kodet e burimit”, tha ai.

Mahathir shtoi më tej: “Mënyra sesi e kanë trajtuar Maljazinë si një blerëse e F-18 nuk është e drejtë. Nuk e di por dyshoj se kështu kanë bërë dhe me vende të tjera … ata avionë nuk janë një armë që mund ta kesh nën kontroll. Kontrollin e kanë vetëm amerikanët.”

Ai shtoi më tej se vendeve evropiane ndoshta u jepen kodet e duhura për operim por jo atyre jo-perëndimore, e madje as municionet e F-18 nuk jepen pa miratimin e qeverisë së SHBA.

I intervistuari arriti kështu në konkluzionin se gjuajtësit F-16 e F-18 “mund të përdoren vetëm kundër objektivave të miratuar nga SHBA, dhe jo ndaj atyre që mund të zgjedhin vetë.”

Tashmë Maljazia po merr në konsideratë blerjen e gjuajtësve ruse MiG-35 e Su-57. Gjuajtësit elitarë rusë Su-57 do të zëvendësojnë tërësisht Su-30MKM në të ardhmen, dhe kryeministri tha se pas kësaj eksperience vendi i tij nuk ka gjasa të blejë më avionë amerikanë në të ardhmen.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel