Koronavirusi vret në burg kriminelen famëkeqe meksikane “Ulkonja”

26/05/2020 19:44

Një kriminele famëkeqe meksikane e mbiquajtur “Ulkonja” ka vdekur në burg nga koronavirusi teksa kryente dënimin me 492 vjet.

Maria Eulalia Guadalupe Buendia Torres, e burgosur në institucionin Santiaguito Tlalcilalcalli në qendër të Meksikës, u transferua në një spital privat pasi shfaqi simptoma të koronavirusit Covid-19.

Torres, e cila vuante gjithashtu nga diabeti, vdiq nga dështimi i mushkërive mëngjesin e të hënës.

Në vitet 1990-të ajo drejtonte Organizatën e Qytezave dhe Kolonive, një degë e ligjshme e partisë Institucionale Revolucionare meksikane.

Por ajo e përdorte organizatën e saj si një fasadë për zënien dhe vjedhjen e tokave të njerëzve, dhe kalimin e tyre të anëtarë të partisë së saj.

Në vitin 2000 ajo mobilizoi ndjekësit e saj për një përballje me armë jashtë bashkisë së Chimalhuacan, pasi Ulkonja kundërshtonte kandidatin e ri, Jesus Tolentino Roman, nga partia rivale Antorcha Popular. Gjatë përballjes u vranë 9 njerëz dhe 49 u plagosën.

Torres u dënua më pas për vrasje, dhunë, vjedhje toke, vjedhje prone.

Ajo u arrestua bashkë me të shoqin, të birin dhe një kushëri.

FOTO GALERI
1/3
“Ujkonja” ka vdekur në burg nga koronavirusi teksa kryente dënimin me 492 vjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA