Një kriminele famëkeqe meksikane e mbiquajtur “Ulkonja” ka vdekur në burg nga koronavirusi teksa kryente dënimin me 492 vjet.
Maria Eulalia Guadalupe Buendia Torres, e burgosur në institucionin Santiaguito Tlalcilalcalli në qendër të Meksikës, u transferua në një spital privat pasi shfaqi simptoma të koronavirusit Covid-19.
Torres, e cila vuante gjithashtu nga diabeti, vdiq nga dështimi i mushkërive mëngjesin e të hënës.
Në vitet 1990-të ajo drejtonte Organizatën e Qytezave dhe Kolonive, një degë e ligjshme e partisë Institucionale Revolucionare meksikane.
Por ajo e përdorte organizatën e saj si një fasadë për zënien dhe vjedhjen e tokave të njerëzve, dhe kalimin e tyre të anëtarë të partisë së saj.
Në vitin 2000 ajo mobilizoi ndjekësit e saj për një përballje me armë jashtë bashkisë së Chimalhuacan, pasi Ulkonja kundërshtonte kandidatin e ri, Jesus Tolentino Roman, nga partia rivale Antorcha Popular. Gjatë përballjes u vranë 9 njerëz dhe 49 u plagosën.
Torres u dënua më pas për vrasje, dhunë, vjedhje toke, vjedhje prone.
Ajo u arrestua bashkë me të shoqin, të birin dhe një kushëri.
Top Channel