Javën e kaluar Ben Affleck u fotografua duke shëtitur rrugëve të Los Angeles me një pamje disi të lodhur por këtë javë ai ka ndryshuar krejtësisht.

Teksa ishte duke shëtitur me të dashurën e tij 32-vjeçare Ana de Armas, ai dukej disa vite më i ri dhe i gjithë sekreti qëndron tek mjekra e aktorit. 47-vjeçari ka vendosur të lyejë mjekrën e tij të thinjur dhe kjo i ka hequr disa vite moshës së tij duke e bërë të duket më ri.

I paraqitshëm dhe i freskët ky është look-u i ri i ish-“Batmanit” që presim shumë shpejt ta shohim në ekran në role të tjera.

Kujtojmë se Ben Affleck vitet e fundit ka hasur probleme të mëdha me varësinë e tij nga alkooli që i bëri producentët e realizimit me supërheronj që ta shkarkonin nga puna.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA