26/11 10:13
BRITANI E MADHE- 121 viktima të tjera janë shënuar në 24 orët e fundit në ishullin britanik për shkak të covid-19. Sipas autoriteteve vendase kjo është e hëna me më pak viktima që prej asaj të 23 marsit.
Tashmë edhe Britania e Madhe që është konsideruar si ‘delja e zezë’ në Europë për shkak të vdekjeve të shumta nga Covid-19 kurbës që nuk ulej, duket se po e fiton betejën me covid-19.
Me viktimat e fundit numri total i vdekjeve të shkaktuara nga covid-19 në Britaninë e Madhe ka shkuar në 36 mijë e 914.
Ndërkohë 1 mijë e 625 raste të reja me koronavirus u regjistruan sot në Britani teksa qeveria ka vendosur për një rihapje graduale
Top Channel