Familjet “në luftë” me njëra-tjetrën/ Breshëri me 2,000 plumba në Greqi, tre të vdekur dhe 12 të plagosur
Presidenti iranian, Hassan Rohani tha se autoritetet do të lejojnë që të rihapen më shumë biznese, vende kulturore dhe objekte fetare, si pjesë e lehtësimit të masave që u vendosën kundër koronavirusit.
Rohani tha se vendet historike dhe muzetë po ashtu do të hapen duke filluar nga 24 maji, që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit. Ai tha se objektet fetare – ku shumë persona ishin infektuar në fillim kur shpërtheu pandemia – do të rihapen një ditë më pas dhe besimtarët duhet të mbajnë distancë sociale dhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e virusit.
Në Iran, sipas Rohanit, po ashtu do të rihapen restorantet dhe do të rinisin ndeshjet sportive, por pa praninë e shikuesve. Ndërkaq, universitetet pritet të rihapen muajin e ardhshëm. Në Iran, deri më tani 7,359 persona kanë vdekur, ndërkaq 131,652 persona janë infektuar me koronavirus.
Top Channel