Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA dhe elementë të opozitës iraniane në Shqipëri Në Durrës besimtarët myslimanë, ashtu si në mbarë botën, festojnë Fitër Bajramin.
Namazi i Fitër Bajramit është falur në xhaminë e madhe të qytetit, po dhe në xhamitë e tjera të rrethit bregdetar në orën 06.00.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, falja është kryer duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore.
Në Shkodër besimtaret myslimane falën namazin e Fiter Bajramit në xhamitë me te afërta!
Ne fjalën e tij myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari kritikoi politikën Shqiptare ndër vite duke i akuzuar për shkatërrimin e vendit ndërsa iu lut të rinjve që të mos emigrojnë.
Një muaj nga dita kur besimtarët myslimanë nisën agjërimin e tyre ata kanë nisur festimet për ditën e Fiter Bajramit. Festa si çdo vit ka nisur në orën 6:30 të mëngjesit, kur në ambientet e Xhamisë Iljaz Bej Mirahori në Korçë qindra besimtarë janë mbledhur së bashku për të kryer faljen e Namazit.
Besimtarët myslimanë e falën namazin edhe në qytetin e Elbasanit.
Ndërsa në Lushnje besimtaret mysliman kane kryer faljen e Fiter Bajrami në xhaminë e qytetit dhe jashtë saj. Myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku theksoi që edhe pse kaluam një periudhë të vështirë në kohë pandemie me ndihmën e Allahut arritëm ta kalojmë
Edhe ne Bulqizës pas përfundimit te muajit te shenjtë te Ramazanit qindra besimtare Mysliman kanë kryer faljen e namazit.
Top Channel