Historia e jashtëzakonshme e një kleriku patriot… Ai u burgos nga Xhon Turqit e rebelët e Haxhi Qamilit…

“E keqtrajtun. Jashtë mase e keqtrajtun, i kanë thyer dhomët e kanë tërheq zvarrë…” tha Xhemal Balla.

“Vetëm çështja kombëtare i lidhte të gjithë patriotët në Tiranë.” tha Refik Toptani.

“Kishte një vizion të jashtëzakonshëm një njeri i cili që në vitet 30 fliste për Shtetet e Bashkuara” tha Arben Tafaj.

U kthye në kundërshtar të Ahmet Zogut dhe u dënua më pas nga regjimi komunist….Gjithë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare me një vizion të mahnitshëm për kohën. Veprat e tij zbulojnë një realitet shpesh të lënë plotësisht mënjanë.

“Nuk kishte një akuzë konkrete siç kishte patur për disa klerikë” tha Hasan Bello.

Gent Kruja lirohet nga burgu vazhdon për disa kohë mësimit në medresenë e Tiranes pothuajse invalid dhe më pas ndërron jetë në një gjendje shumë të mjerueshme.

Sonte në 20:10 ne “Gjurme Shqiptare” të gazetarit Marin Mema do të vijë një dokumentar qe zbulon figurën e një patrioti që sfidoi të gjitha regjimet. Për shumë kohë historia e tij u shua plotësisht… Cila ishte arsyeja ?

Top Channel