I ra “fati nga qielli”, familja gjen në mes të rrugës një million dollarë

23/05/2020 01:05

Një familje nga Virxhinia vetëm po përpiqej thjesht që të kapërcente trishtimin e karantinës me një shëtitje të gjatë me makinë, kur i ndodhi ajo që mund të shpresojë shumëkush prej nesh: gjetën në mes të rrugës qese që kishin brenda gati 1 milionë dollarë!

Një makinë përpara tyre e kishte anashkaluar me idenë që ishte qese plehrash, por familja Schantz nuk pati kohë për manovra e i kaluan sipër, shkruan Gazeta SHQIP. Për të mos lënë “plehrat” ashtu, e morën dhe e hodhën në pjesën e pasmë të kamionçinës. Duke ecur panë dhe një qese tjetër, e morën dhe ata me idenë që më vonë t`i hidhnin bashkë në koshat e mbeturinave.

Kur arritën në shtëpi dhe i panë, iu dukën si zarfa të dërguara me postë. Por kur kontrolluan më mirë, panë se ishin para”, thotë CNN, duke cituar sherifin e kontesë Caroline, Scott Moser.

Ata nuk i mbajtën paratë, por lajmëruan autoritetet, të cilat tani po hetojnë për të parë sesi përfunduan këto para në rrugë. Moser vetë e pranoi se vendimi për t`i kthyer paratë do të kishte qenë i vështirë për këdo, por ai shtoi se familja, kishte bërë gjënë e duhur.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel