Foshnja e porsalindur gjendet e braktisur nën pemë

23/05/2020 17:15

Një bebe e porsalindur vajzë është gjendur e braktisur nën një pemë në një fushë në Tailandë, dhe kërkime të dëshpëruara kanë nisur për të gjetur nënën e saj.

Foshnja ishte dëgjuar të qante nga një banore vendase që po kalonte anës fushës, në fshatin Nakhon Ratchasima.

Punyaphat Rakkratok menjëherë kishte marrë vajzën në krahë dhe e kishte mbështjellë me një xhaketë që kishte me vete. Ajo tha: “E ndoqa zërin derisa gjeta burimin e tij. Ishte një foshnje vajzë që sapo ishte braktisur.”

Grupet e shpëtimit ekzaminuar foshnjen dhe thanë se ka lindur vetëm para disa orësh, pasi kishte ende në trup gjak dhe lëngjet amniotike të kërthizës. Ata e dërguan menjëherë në spital.

Majori i policisë Arthit Poontaisong tha: “Kemi kërkuar që të raportojnë të gjithë ata që kanë informacione mbi foshnjen, por pika ku ishte braktisur qe e izoluar dhe ndoshta nuk ka dëshmitarë”.

Disa ditë më herët, një amerikan që banonte aty, gjeti një fëmijë të sapolindur në anë të rrugës në Tailandë. Eric Ransdell po kthehej në shtëpi kur dëgjoi të qarat e foshnjes nga një kazan plehrash pranë shtëpisë së tij në Chiang Mai.

Edhe ajo foshnje ishte dërguar në spital dhe policia po përpiqet të identifikojë të ëmën.

FOTO GALERI
2/3
Punyaphat Rakkratok tregon vendin ku ishte braktisur bebja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA