Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

22/05/2020 10:21

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës.

Mësoni anën e errët të shenjës suaj.

FOTO GALERI
5/12
Luani I çmendur për vëmendje! Kjo shenjë histerike e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharm, dinjitet por kur fillojnë të tregojnë vendin se kush është luani dhe kush macja, fillojnë të bëhen patetik. Nëse nuk u kushton rëndësi, thjeshtë s’të duan pranë. Përveç krenarisë tipike që ka një mbret, janë arrogantë egoistë dhe kanë një nevojë të ndihen të dashur nga kushdo. Presin që bota të rrotullohet rreth tyre, dhe janë të dhënë për krijimin e aleancave sesa shoqëri të vërtetë. Mëkati i preferuar është krenaria.

Top Channel