Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin
Një nënë nga Texas në SHBA më në fund është lejuar të marrë në shtëpi katërnjakët e saj identikë që kishte lindur në mars.
Jenny Marr dhe bashkëshorti Chris mirëpritën katër djemtë e tyre më 15 mars në spitalin e Dallas.
Por duke qenë disa javë të parakohshëm, bebet duhet të kalonin 10 javë në kujdesin intensiv të spitalit dhe rreth një muaj në njësinë e paslindjes.
Por tashmë djemtë Hudson, Harrison, Henry e Hardy janë bashkuar me prindërit e tyre në shtëpi.
Duke vlerësuar përpjekjet e stafit të spitalit Jenny tha: “Kemi pasur infermierët e doktorët më të mrekullueshëm në spital. Tashmë aventura jonë e radhës është rritja e tyre në shtëpi”.
Fillimisht prindërve për herë të parë Jenny e Chris doktorët i thanë në nëntor të prisnin trenjakë, por një javë më vonë pas një tjetër skaneri u zbuklua se Jenny kishte katër fëmijë në bark.
Top Channel