Ku ishe kur nisi shembja e teatrit? Plas debati në Open mes Kryemadhit dhe gazetarëve

22/05/2020 00:25

Në pjesën e dytë në Open në Top Channel u diskutua për shembjen e Teatrit Kombëtar ku e ftuar ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Duke folur për shembjen e teatrit u zhvillua një debat i fortë mes Monika Kryemadhit, Enton Abilekaj dhe Arion Sulos.

Pjesë nga debati:

Abilekaj: Pse bëni premtime dhe nuk i mbani. Thatë që do e mbroni me gjak teatrin dhe teatri u shemb.

Kryemadhi: Nuk jam si Edi Rama që i sjell njerëzit në shesh, i vret dhe i harron.

Abilekaj: Teatri nisi shembjen kur ju nuk ishit.

Kryemadhi: Ti më thua mua ku ishe 5 minuta? Po ti Enton ku ishe?

Sulo: Entoni nuk ka premtuar asgjë.

Kryemadhi: Edhe po të ishim 1 mijë persona, teatri do shembej. Vetëm me ushtri mund të ndalej shembja. Në qoftë se nuk ka një reagim shoqëror nuk rrëzohet Edi Rama. Ju bëj thirrje të gjithë organizatave, përfshirë dhe ju gazetarët që të bëhemi bashkë në një qëndrim popullor dhe të rrëzojmë Edi Ramën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA