Koloneli ukrainas jep pamje të përgjithshme për frontin e luftës: Beteja e madhe po bëhet me dronë, rusët janë më të shumtë në numër, por… 07/11 12:18
Një punonjës banke dhe dy pasagjerë të tjerë, janë nxjerrë të gjallë, nga mbetjet e aeroplanit Aribus A320, i cili u rrëzua në Pakistan. Në bordin e aeroplanit, ndodheshin më shumë se 100 njerëz, për të cilët raportohet se kanë humbur jetën.
Aeroplani ishte duke fluturuar nga qyteti Lahore, në aeroportin ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të frekuentuara të Pakistanit. Imazhet e postuara në media sociale, tregojnë se vendi ku ndodhi përplasja, është një zonë e banuar në Karaçi, nga ku raportohet dhe për shtëpi të dëmtuara. Ndërkaq, rrëzimi i aeroplanit vjen disa ditë pasi Pakistani, lejoi rifillimin e fluturimeve tregtare, të cilat kanë qenë të bllokuara për shkak të koronavirusit.
Top Channel