Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e përbërë nga trupa gjyqësore Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arber Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit “arrest në burg” për disa prej të hetuarve të Grupit Bajri.
Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për Vendimin Penal të formës së prerë. Ndërkohë lirohen nga ambjentet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.
Ndërkohë janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.
Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga arrest shtëpie në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.
Grupi i Bajrave ka një sërë akuzash të bëra më herët publike që nga veprat e vrasjes dhe kryerja e veprave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Safet Bajri akuzohet nga Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh.
Ai u prangos në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër.
Top Channel