Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë detaje të reja lidhur me mega-operacionin që çoi në prangat e policisë të paktën 24 persona pasi akuzohen për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve“, “Grup i strukturuar kriminal“ dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal“.
Veliu është shprehur se këta persona arrinin të falsifikonin dokumente ndërsa më pas i shpërndanin me anë të shoferëve të autobusëve që shërbenin në agjenci turisitke. Dokumetet më tej mbërrinin tek persoant që do të udhëtonin ileglaisht që kryesisht ishin në Itali, Spanjë apo Gjermani.
Sipas Veliut destinacionet kryesore të këtyre personave ishin SHBA, Kanada apo Britania e Madhe. Kreu i policisë ka zbuluar se operacioni e ka marrë indicien pasi në Tiranë disa kohë më parë kishin rënë në gjurmët e shitjes së një pasaporte Amerikane. Pas kësaj në vendin tonë është ngritur një taks forcë e quajtur JointShield me SHBA dhe Shqipërisë. Veliu më tej ka shtuar se lidhur me këtë grup kriminal muaj më parë janë organizuar operacione që kanë çuar në sekuestrimin e dokumenteve falsë në Durrës apo në doganën e Morinës.
Ndërkohë përfaqësuesi amerikan që ka marrë pjesë në këtë operacion ka thënë: Dua të falenderoj Ardi Veliun, drejtorin e departamentit të policisë kriminale, Tonin vocaj. Dua të falenderoj djemtë dhe gratë e policisë së shtetit për këtë aksion. Shumë njësi morën pjesë në këtë operacion. Por më kryesorët janë pjestarët e njësisë JointShield. Është nder të punojmë me profesionistë dhe dua të dergoj falenderimet e mia.” tha Antonio Zamudio, Agjent Special, pergjegjes per hetimet kriminale me Sherbimin Diplomatik te Sigurise ne Ambasaden Amerikane Tirane
Deklarata e Ardi Veliut:
Prej një viti, një strukturë e posaçme speciale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, ka zhvilluar dhe kryer një hetim të përbashkët për goditjen e një grupi kriminal lidhur me kontrabandimin e qenieve njerëzore, falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit dhe shkeljen e ligjit mbi emigracionin në SHBA, procedim ky i regjistruar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.
Si rezultat i këtyre hetimeve dhe provave të grumbulluara u finalizua me sukses operacioni i koduar “Crystal Eagle” (Shqiponja e kristaltë).
Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në gjithë vendin, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të lëshuara nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për 24 shtetas, nga të cilët 15 me masë sigurie “Arrest në burg”, 7 me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe 2 me masë shtrëngimi “Detyrim paraqitjeje” në Policinë Gjyqësore, konkretisht:
1. Bukurie Ahmetaj, 57 vjeç, banuese në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ;
2. Elvis Ahmetaj, 25 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
3. Shkëlzen Avduli, 45 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
4. Klajdi Llika, 24 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
5. Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
6. Altin Memaj, 27 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
7. Blerim Coka, 40 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal” , “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
8.Admir Spahia, 44 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
9. Azem Tanushi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
10. Xhelil Dauti, 60 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
11. Mark Gjinaj, 56 vjeç, banues në Laç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
12. Juxhin Tirana, 30 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
13. Ilir Ferati, 34 vjeç, banues në Kukës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
14. Elvis Qemaj, 52 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
15. Gëzim Gjonaj, 47 vjeç, banues në Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
Gjithashtu janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit G. B., A. K., B. T., B. I., B. M., A. M., E. B., si dhe masat e sigurimit “Detyrim paraqitjeje” për shtetasit D. S dhe A. C.
Hetimi i këtij rasti kriminal është iniciuar para një viti nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.
Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal filluan pas evidentimit të një rasti të shitjes së një pasaporte të falsifikuar amerikane në Tiranë dhe me pas u zgjerua dhe u zhvillua në një hetim të madh ndaj një grupi kriminal ndërkombëtar, dedikuar kalimit të paligjshëm të kufijve shtetëror, të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme si karta identiteti, pasaporta, leje drejtimi, karta shëndetësore etj.
Ky grup kriminal, pasi siguronte dokumente të dyshuara të falsifikuara në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme si në Kosovë etj, rekrutonte persona të interesuar, me qëllim udhëtimin e tyre për në SHBA, Kanada, Mbretëri të Bashkuar etj, dhe gjithashtu u siguronte akomodimin në vende të ndryshme të BE-së, biletat e udhëtimit etj.
Anëtarët e këtij grupi kriminal, dokumentet e dyshuara të falsifikuara i dërgonin me autobusë të agjencive turistike, kryesisht në Itali dhe në Gjermani dhe nga aeroportet e këtyre vendeve shtetas të ndryshëm tentonin t’i përdornin dokumentet e falsifikuara, me qëllim destinacionin e tyre final SHBA, Kanada, Mbretëri e Bashkuar etj.
Nga hetimet e kryera ndaj këtij grupi kriminal, gjatë një viti, janë arritur të dokumentohen disa raste të personave të kapur dhe të arrestuar në vendet si Itali, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar, konkretisht:
• Në aeroportin e Romës, Itali është kapur me pasaportë të falsifikuar 1 shtetas;
• Në aeroportin e Londrës janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara sllovake (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi), 2 shtetas;
•Në Gjibraltar është kapur me kartë identiteti italiane të falsifikuar 1 shtetas;
•Në aeroportin e Bilbaos, Spanjë është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara rumune 1 shtetas;
•Në Madrid janë kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 2 shtetas;
• Në aeroportin e Berlinit, Gjermani, është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara italiane 1 shtetas;
• Në aeroportin e Barcelonës është kapur me dokumente të dyshuara të falsifikuara greke 1 shtetas;
Nga hetimet, këtij grupi kriminal i është dokumentuar veprimtaria kriminale në lidhje me kapjet dhe arrestimet e personave që kanë tentuar të udhëtojnë nga Shqipëria për në Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar, ku dokumentet e dyshuara të falsifikuara dërgoheshin me autobusët e agjencive turistike, më konkretisht:
• Më datë 15.01.2020 është finalizuar operacioni “Start”, ku shoferit të një agjencie turistike iu gjetën dhe u sekuestruan në Portin e Durrësit, 12 dokumente çeke të dyshuara të falsifikuara (pasaportë, karta identiteti, leje drejtimi);
• Më datë 23.01.2020 në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë është kapur shtetasi M. F. me dokumente të dyshuara çeke (pasaportë, kartë identiteti, leje drejtimi);
• Më datë 26.01.2020 në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas është kapur shtetasja E. B. me dokumente të dyshuara të falsifikuara (pasaportë) sllovene;
Kjo organizatë gjithashtu ka shitur dokumente mbështetëse false për shtetasit shqiptarë që donin të merrnin viza për në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
Për te ndjekur dhe hetuar ketë rast u krijua Task Forca hetimore e përbashkët shqiptaro-amerikane, e quajtur “JOINT SHIELD”.
Kjo Njësi Hetimore e njohur nga amerikanët si “Njësia Speciale “Mburoja e Përbashkët”, e përbërë nga Policia e Shtetit Shqiptar dhe Shërbimi Diplomatik i Sigurisë (ASP-DSS), ka qenë përgjegjëse për të gjithë punën hetimore dhe rezultatet e deritanishme.
Dje, kjo Njësi e Përbashkët Hetimore, me mbështetjen e rreth 300 forcave policore në të gjithë vendin, finalizoi me sukses në kohë rekord prej 17 minutash operacionin për goditjen e gjithë grupit kriminal.
Ky operacion i radhës tregon edhe njëherë besueshmërinë e partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit që kanë tek Policia e Shtetit, për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar dhe terrorizim.
Policia e Shtetit gjen sërish rastin të falënderojë për suportin, bashkëpunimin dhe besimin ambasadën amerikane në Tiranë dhe veçanërisht Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) në Ambasadën Amerikane, Tiranë.
Top Channel