Shpikja gjeniale e mësueses, krijon një barrierë mbrojtëse për  përqafim nxënësve të saj (FOTO)

18/05/2020 18:08

Nëse po kërkoni një mënyrë si të përqafoni njerëzit që doni, kjo mësuese ka pasur një ide gjeniale për të takuar nxënësit e saj pas shumë javëve larg për shkak të distancimit nga karantina.

Kelsey Pavelka jep mësim në një shkollë fillore në Indiana, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i do nxënësit si të ishin fëmijët e saj.

Por që kur nuk është më e mundur qëndrimi bashkë në bankat e shkollës për shkak të pandemisë nga koronavirusi, gjatë leksioneve në distancë vuri re se nxënësit e saj e kishin humbur buzëqeshjen, sidomos ata që e shihnin mësuesen si pikë referimi.

Kështu Kelsey, ka ndërtuar një barrierë mbrojtëse për t’i dhuruar një “përqafim të sigurtë” secilit prej tyre, duke mos neglizhuar asgjë për të garantuar sigurinë e plotë të çdo nxënësi, shkruan Shqip. Shumë prindër janë shprehur se fëmijët kishin vërtetë nevojë për një gjest të tillë.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel