Pas vrasjes, i çmenduri i zhveshur tenton të kafshojë policët në New York

18/05/2020 17:35

Një burrë është akuzuar me vrasje pasi u gjet në gjendje “të zhveshur e të çmendur” nga punonjësit e emergjencës, në banesën ku i dashuri i tij ishte vrarë me thikë.

31 vjeçari Aljo Mrkulic i kishte vënë zjarrin apartamentit në zonën Harlem në New York, teksa priste totalisht i zhveshur punonjësit e ndihmës.

Mrkulic është akuzuar tashmë me vrasje të gradës së parë, dhe dy sulme ndaj oficerëve të policisë, pasi kafshoi dy policët që tentuan ta arrestonin mëngjesin e të dielës.

Mrkulic ishte i gjatë dhe muskuloz dhe oficerët u detyruan ta nxirrnin me forcë, të zhveshur e me gjak në fytyrë nga apartamenti, raportonte agjencia New York Post, duke shtuar se ai tentoi të kafshonte policët gjatë arrestimit.

“Ai i vuri zjarrin! U përpoq të na vriste të gjithëve këtu!” dëgjohej të thërriste një grua teksa Mrkulic nxirrej jashtë ndërtesës.

Një nga rezidentët tha se viktima gjithahtu ishte gjetur i zhveshur në apartament. “Në shkallë kishte shumë gjak, kudo kishte gjak. Unë kam qenë në ushtri dhe kam parë gjak, por kjo më tmerroi,” tha rezidenti 62 vjeçar padhënë emrin e tij.

Policia emëroi të vrarin si 30-vjeçari Christopher Rodriguez.

FOTO GALERI
3/3
Policia po kryen hetime per zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA