17 raste të reja janë konfirmuar me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku ka njoftuar se nga 933 të infektuar që nga fillimi i Covid-19 në vendin tonë 77% e tyre janë shëruar.

Tashmë në të gjithë Shqipërinë janë 188 persona aktiv me Covid-19.

Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Njoftimi i ministrisë:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.

Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.

Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.

Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar.

Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

 

 

 

COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020)

Testime totale                         12294

Testime molekulare                11764

Testime serologjike                   530

Raste pozitive                            933

Raste të shëruara                        714

Raste Aktive                              188

Humbje jete               31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           78

Krujë            46

Durrës           17

Shkodër        15

Kamëz          12

Berat              10

Fier                 5

Elbasan           2

Kurbin            1

Mirditë           1

Korçë             1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA