Në një moment që në shumë vende ka filluar hapja graduale numri i rasteve të reja dhe të vdekurve vazhdon të rritet.
Së fundmi raportohet se numri i rasteve në mbarë botën ka shkuar në 4 milion e 628 mijë e 821, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 308 mijë e 654. Edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 1 milion e 759 mijë e 702 pacientë të shëruar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të kenë numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Në SHBA në total janë 1 milion e 484 mijë e 285 të infektuar dhe 88 mijë e 507 të vdekur nga Covid-19.
Spanja renditet e dyta ku në total ka 274 mijë e 367 raste dhe 27 mijë e 459 të vdekur. Rusia renditet në vendin e tretë me 262 mijë e 843 raste por me një numër të ulët të vdekjeve. Rusia raporton 2 mijë e 418 të vdekur nga Covid-19.
Më pas vjen Mbretëria e Bashkuar e cila raporton për 236 mijë e 711 raste dhe 33 mijë e 998 të vdekur. Në vendin e 5 renditet Italia me 223 mijë e 885 raste dhe 31 mijë e 610. Ka ndryshuar renditja ku Brazili ka kaluar Francën me numrin e rasteve. Brazili ka 220 mijë 291 raste dhe 14 mijë e 962 të vdekur.
Top Channel