Presidenti i Iranit: Automjete dhe jo marshime në ditën e përvitshme për Jeruzalemin

16/05/2020 19:15

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha sot se dita e përvitshme e Jeruzalemit në Teheran javën që vjen, do të kryhet me automjete dhe jo me marshimet tradicionale, për evitimin e përhapjes së koronavirusit.

Forcat e Gardës Revolucionare do të bëjnë organizimin e lëvizjeve, shtoi Rouhani duke sugjeruar se pjesmarrësit mund të brohorasin nga makinat e tyre dhe të valëvisin flamurë.

Marshimet për Ditën e Kuds, siç quhet Jeruzalemi në gjuhën arabe, mbahen çdo vit në qytetet e vendit në shenjë mbështetjeje për të drejtat e palestinezëve nën regjimin izraelit.

Rouhani tha se dita e Kuds, e cila mbahet çdo vit në të premten e fundit të muajit të Ramazanit, do të zhvillohet në 218 qytete e qyteza ku përhapja e koronavirusit është më e ulët se në kryeqytet.

“Rreziku i koronavirusit është ende këtu, por situata është më mirë se më herët, kemi kaluar kulmin”, tha ai.

Xhamitë muslimane Shia do të rihapen për gjashtë orë pas Ramazanit, i cili përfundon sivjet më 24 maj, tha Rouhani, duke shtuar se disa zona të tyre si korridoret e ngushta, do të mbeten mbyllur.

Ai shtoi se se pas kësaj date do të hapen dhe restorantet, ndërsa aktivitetet sportive do të vijojnë pa spektatorë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA