Fier/ Ambulanca përplaset me një Toyota
16/05/2020 19:29
Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Roskovec, ku një ambulancë është përplasur me një mjet tip Toyota dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Bëhet me dije se në ambulancë ka qenë vetëm shoferi dhe aksidenti ka ndodhur tek Kthesa e Patosit.
Shkak i aksidentit mendohet se është parakalimi i gabuar i Toyotas.
Në automjetin tip Toyota udhëtonin dy persona të cilët nuk paraqesin probleme shëndetësore.
Autoambulanca ka përfunduar në një kapanon që ndodhet anës rrugës.
Top Channel