24 punëtorë emigrantë vdesin në aksidentin e frikshëm rrugor duke u kthyer në shtëpi

16/05/2020 18:43
Ekskavatori pastron thaset e cimentos te shperndara gjate aksidentit

Të paktën 24 punonjës emigrantë të brendshëm kanë vdekur dhe dhjetra të tjerë janë plagosur sot në Indi, kur kamioni i tyre u përplas me një mjet gjatë kthimit në zonat e tyre.

Policia tha se aksidenti i rëndë ndodhi në rajonin Auraiya të shtetit Uttar Pradesh.

Zhvillimi vjen në një kohë kur mijëra punonjës emigrantë përpiqen të largohen nga qytetet e mëdha, që prej nisjes së izolimit të koronavirusit më 24 mars.

Bllokada ka lënë pa rroga shumë punëtorë që punojnë larg shtëpive të tyre.

“Aksidenti rrugor në Uttar Pradesh është shumë tragjik. Qeveria ka nisur punën e ndihmës. Unë i shpreh ngushëllimet familjeve të të vrarëve dhe i uroj shërim të shpejtë të plagosurve,” tha kryeminsitri indian Narendra Modi.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA