Muzika italiane në zi/ Vdes në moshën 48-vjeçare pianisti i njohur

15/05/2020 17:19

Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare dirigjenti, kompozitori dhe pianisti Ezio Bosso.

Bosso është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij. Ai vuante nga probleme shëndetësore dhe në vitin 2011 iu nënshtrua një operacioni delikat në tru. Më pas u diagnostifikua me një sëmundje neurodegjenerative, që e detyroi që në shtator të 2019-ës të ndërpriste aktivitetit e tij artistik.
Funerali do të zhvillohet në forma rreptësisht private.

Muzikanti shumë i talentuar dhe i jashtëzakonshëm, u zbulua nga publiku i gjerë në vitin 2016. I vlerësuar me mjaft çmime artistike në Itali e në botë, mbetet i paharrueshëm në interpretimin i tij në Festivalin e Këngës italiane Sanremo 2016.

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA