Mbijeton bebja e qëlluar dy herë në sulmin e maternitetit në Afganistan

15/05/2020 17:39

Një bebe e qëlluar dy herë me armë gjatë një sulmi të ISIS në maternitetin e Kabulit, ku u vranë 24 vetë, raportohet se ka mbijetuar.

Tre sulmues, të dyshuar anëtarë të grupit terrorist ISIS, hynë në ndërtesën e kryeqytetit afgan të veshur si policë, para se të hapnin zjarr me kallashnikovë dhe granata të martën, duke vrarë mes të tjerëve nena, infermiere dhe foshje.

Të paktën dy nga viktimat ishin të porsalindur. Sulmuesit më vonë u vranë nga forcat e sigurisë.

Një nga foshnjet kishte lindur vetëm disa orë para sulmit, dhe arriti të mbijetonte pasi doktorët operuan këmbën e tij të shkatërruar nga plumbi.

Nëna e saj, Nazia, vdiq gjatë sulmit dhe e porsalindura ka marrë emrin e saj.

Doktori Noor ul-Haq Yousafzai, drejtor i spitalit, tha : “Kemi riparuar frakturën e Nazias kështu që ajo do të mund të ecë kur të rritet. Por të shikosh një të porsalindur të qëllohet dy herë me armë, është shokuese, çnjerëzore”.

Sulmi në spitalin kombëtar Barchi ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Në momentin e bastisjes në spital, 26 nëna gjendeshin aty, sipas grupit Doktorët pa Kufij, njëmbëdhjetë prej të cilave u vranë.

Një infermiere që foli me rrjetin AFP tha se kur ranë sirenat gratë u mblodhën në dhomën e sigurisë.

Një prej tyre kishte nisur të lindte. “Ne e ndihmuam atë me duar të zhveshura, nuk kishim agjë në dhomë përveç letrës higjenike dhe shamive tona të kokës”.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin por SHBA ka fajësuar ISIS.

FOTO GALERI
6/7
Një nënë afgane ushqen të porsalindurin në spitalin Ataturk në Kabul

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA