Një gua që hiqej si kujdestare fëmijësh, trafikonte një vajzë 8-vjeçare në një hotel ku ajo dhe i njohuri i saj shofer kamioni, abuzonin me të.
Kristen Milsap raportohet se i çonte të bijën e një shoqeje 54 vjeçarit Michael Travers, dhe të dy e ngacmonin seksualisht atë në një dhomë hoteli.
Travers u burgos dje me 17 vjet për abuzmin me të voglën në Utah, SHBA, prej janarit deri në prill.
Akuzat ndaj Milsap janë ende në gjykim, teksa prokurorët pretendojnë se pedofilja e dyshuar i thoshte famijes së fëmijës se bashkë me të po shkonte të kujdesej për një fëmijë tjetër në hotelin Comfort Inn.
Por atje Millsap e kishte bërë fëmijën objekt abuzimesh të tmerrshme madje kishte bërë foto të vetes duke abuzuar me të, thanë prokurorët.
Abuzimi kishte marrë fund kur vajza i tregoi nënës së saj, e cila kontaktoi policinë.
Pas arrestimit, Milsap u tha hetuesve se Travers e kishte detyruar të abuzonte me fëmijën.
Por policia zbuloi mesazhet ku Travers shprehte dëshirën për të abuzuar me fëmijën, si dhe fotot e Milsap duke bërë të njëjtën gjë.
Travers besohet se i ka kaluar foto një tjetër pedofili. Detektivët thanë se familja e fëmijës e njihte Milsap, por nuk dhanë më shumë detaje për të ruajtur privatësinë e tyre.
Top Channel