
01/03 11:31
Rreth 11 milion banorë në Wuhan të Kinës, vendi ku lindi pandemia, do të testohen për Covid-19.
Mijëra vetë janë vendosur në radhë të gjata për të kryer testet, ndërkohë që nuk janë ndalur as nga reshjet e shiut.
Sipas autoriteteve në Kinë, është parashikuar që 11 milion banorët të testohen brenda 10 ditëve.
Në një kohë kur Wuhani qëndroi për më shumë se 76 ditë i izoluar, i gjithë shqetësimi është se sa persona asimptomatikë mund të ketë qyteti, të cilët mund të infektojnë dhe persona të tjerë me virusin e ri vdekjeprurës.
Top Channel