OBSH: Koronavirusi mund të bëhet endemik sikurse Hiv

14/05/2020 16:26

Koronavirusi që shkakton COVID-19, mund të bëhet endemik si HIV, ka deklaruar së fundmi Organizata Botërore e Shëndetit.

“Është e rëndësishme të mendohet se ky virus, mund të bëhet thjesht një virus tjetër endemik në komunitetet tona dhe mund të mos largohet kurrë”, tha Mike Ryan nga OBSH.

Më tej ai shtoi:

“Nuk mendoj se dikush mund të parashikojë se kur do të zhduket kjo sëmundje. Nuk është asgjë e sigurt dhe nuk ka ende datë të saktë. Kjo sëmundje mund të zgjerohet në problem më të madh, ose e kundërta”.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se deri më tani më shumë se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar kundër këtij virusi, përfshirë këtu edhe disa prova klinike. Nga krahu tjetër ekspertët kanë paralajmëruar vështirësitë e gjetjes së vaksinave që janë efektive ndaj koronaviruseve. Sakaq, Ryan theksoi se vaksina ekziston edhe për sëmundje të tjera të ngjashme me koronavirusin, siç është fruthi, mirëpo sëmundja ende nuk është zhdukur.

Top Channel