Një aeroplan i vogël ka prekur telat e energjisë elektrike në Florida të SHBA-ve, ku si pasojë piloti praktikant ka humbur jetën, ndërsa instruktori i tij është në gjendje kritike. Kamera e vendosur brenda një makine ka filmuar të gjithë momentin e tmerrshëm.
Në video, aeroplani i tipit “PA-34”, shikohet duke fluturuar mbi një rrugë të tej mbushur nga makinat dhe më pas godet telat e energjisë elektrike. Si rezultat aeroplani përfundon në tokë e përfshirë nga flakët. Viktima e identifikuar si Mark Daniel Scott, 25 vjeç, ishte student i shkollës së pilotimit.
Ndërsa instruktori, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë mediat e huaja.
Top Channel