Arti që po thyen tabu/ Njihuni me Tina Hodon, vajzën që realizon punime qeramike me subjekt vaginën

14/05/2020 16:06

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ishte artistja Tina Hodo.

Tina aplikon një art tejt të pazakontë, që shpesh konsiderohet dhe tabu, ajo realizon punime qeramike me subjekt vaginën. Si model të saj. ajo merr vajza reale, shpesh modele. Ndër të tjera Tina thotë që ky art është pritur shumë mirë dhe nuk ka pasur reagime negative. Vështirësia e vetme sipas Tinës, është kur i kërkon vajzave që vaginën e tyre ta ketë si subjekt për artin e saj, sepse, “mendojnë që po ja lyp”, thotë Tina.

“E vendosa vetë për ta bërë një gjë të tillë. Ka shumë persona që janë modele dhe janë klientet e mia. Për çudi e kanë pritur shumë mirë e kanë kërkuar shumë, e duan shumë sidomos femrat, kjo më bën të ndihem mirë. Deri tani nuk kam pasur reagime negative. Kam pasur vajza që kanë dashur ta bëjnë dhuratë, madje një ja ka bërë të dashurit dhuratë. Në të ardhmen ka për të qenë një ekspozitë që unë po e planifikoj. Unë po bëj thirrje se kush do të jetë pjesë e ekspozitës time. I jep të tjerëve informacion që vagina është një gjë shumë e bukur. Fillimisht modelet vijnë tek unë dhe miret masa e subjektit. Po është një kallëp origjinal prej personit. Është një vaginë reale dhe ajo merret si subjekt. Nuk e di është fillimi dhe nuk është e lehtë për t’ia propozosh dikujt sepese mendojnë se unë po ja lypi, por e kanë kuptuar është vetëm art. Po fillimisht e kam bërë nga vetja dhe më pas eksperimetova dhe me të tjerët”, shprehet Tina.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA