46 bebe për prindërit “perëndimorë”, bllokohet në hotelin e Ukrainës prej kufizimeve të koronavirusit

14/05/2020 16:01

Disa pamje shokuese të publikuara së fundmi tregonin disa dhjetra bebe të bllokuara në Ukrainë prej kufizimeve të lëvizjes nga pandemia e koronavirusit.

Rreth 46 bebe të sapolindura shiheshin të grumbulluara në fjetoren e Hotel Venecia në kryeqytetin Kiev, në atë që dukej si një ‘fabrikë bebesh’.

Bebet duhet të merreshin nga prindërit në Britani, SHBA, Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Maksikë Rumani e vende të tjera.

Prindërit raportohen se kanë paguar nga 7000 deri në 60 000 euro për shërbimet e organizatës që i ndihmon të hapin një famije.

Por ata nuk mund të marrin bebet e tyre prej mbylljes së kufijve prej pandemisë së COVID-19.

Ky fenomen kryhet nga “nëna surrogate komerciale” të cilat pranojnë të lindin një fëmijë për dikë tjetër në këmbim të parave. Ai është i jashtëligjshëm në shumicën e vendeve evropiane por lejohet në Ukrainë.

Pamjet e fëmijëve që qajnë kanë alarmuar aktivistët e të drejtave të njeriut dhe avokaten e popullit në parlamentin e Ukrainës, Liudmila Denisova.

Kjo e fundit tha: “Në mediat sociale janë shfaqur pamje të një klinike në Kiev, ku 46 bebe të lindura nga nena surrogate për qytetarë të vendeve të ndryshme, po mbahen në hotel”.

Ajo shtoi se video konfirmon masën e madhe të shërbimeve të nënave surrogate, që ofrohen nga Ukraina për botën.

Bebet reklamohen nga kompania BioTexCom e cila e përshkruan veten si “qendër e riprodhimit njerëzor”.

Avokati i kompanisë Denis Herman, konfirmoi se bebet ishin aty si rezultat i mbylljes totale të kufijve nga pandemia Covid-19′.

Një administratore e quajtur Marina thotë në video: “Të dashur prindër, emri im është Marina, dhe jam administratore e Hotel Venecia. Kujdestaret tona kujdesen 24 orë në ditë për bebet”.

Një tjetër zë thotë në video se një ditë më parë kishin ardhur këtu katër bebet e fundit nga materniteti.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA