Një djalë i porsalindur, është ngrënë nga hardhucat e mëdha, pasi dyshohet se u braktis nga e ëma, në një liqen të Tajlandës. Foshnja u zbulua nga një grup djemsh, që shkuan për të luajtur pranë liqenit “Nakhon Si Thammarat”, në Tajlandë.
Nong Ake, 10 vjeç, pasi pa një qese të zezë që notonte në ujë, njoftoi rojet e sigurisë. Fëmija i tha policisë, se qesja mbante aromë të pakëndshme, prandaj ai shkoi të shikonte çfarë kishte brenda. Kur e hapi atë, zbuloi trupin e një foshnje të pajetë, të cilit i mungonin organet. Pas ekzaminimeve, policia njoftoi se foshnja ka të paktën një ose dy ditë që është vrarë.
Gjithashtu ekspertiza mjeko-ligjore doli në përfundimin se vogëlushi është sulmuar nga hardhuca të mëdha, të cilat zakonisht qëndrojnë në këto ujra dhe ushqehen me peshq e mbetje ushqimesh. Ndërkaq, oficerët tashmë kanë nisur një hetim, nëse fëmija i përsalindur është braktisur i gjallë dhe më pas është sulmuar nga krijesat ujore, apo trupi i tij i pajetë është hedhur në liqen.
Koloneli Jittkorn Konglhue tha që trupi i foshnjës do t’i nënshtrohet dhe një testi të ADN-së, për të mësuar se kush është familja e tij.
“Ne besojmë se nëna mizore e braktisi foshnjën në det, para se ai të sulmohej nga hardhucat e mëdha. Ne do të kontrollojmë dhe kamerat përreth zonës për të identifikuar nënën e viktimës dhe ta arrestojmë atë. Kufoma e foshnjës aktualisht ndodhet në spital për t’iu nënshtruar një testi të ADN-së”, u shpreh koloneli.
Top Channel