Ilustrim

Maliq- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për  veprën penale ‘”Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. I arrestuari është R. M., 37 vjeç dhe është dërguar në komisariatin e Policisë së Maliqit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA