Pensionistët italianë në Vlorë/ Prej 3 muajsh çifti nga Bergamo jeton buzë detit: Na dhemb shpirti për Italinë

12/05/2020 19:46

Prej tre muajsh një çift nga Bergamo jeton në Vlorë. Pandemia që vendlindjen e tyre e ktheu në një ferr, i gjeti ata në Shqipëri ku u detyruan të karantinohen për disa javë derisa Vlora u shpall zonë e gjelbër.

Dy pensionistët italianë, Anxhela Ferrara dhe Enriko Aceti janë përshtatur me vendin aq sa “xhiron” në shëtitoren buzë detit nuk e harrojnë asnjë ditë. Rrugës takojnë edhe bashkatdhetarë të tjerë.

“Unë vij nga Bergamo dhe jam mbyllur në banesë dhe kam respektuar fashat e orareve. Kam kuptuar se Shqiptarët i kanë respektuar me se miri rregullat. Çdo mëngjes vij ne plazh, kthehem ne shtëpi dhe rrezet e diellit i marr ne ballkon, pasi jam e informuar qe s’duhet te futem te det. Tabelat duhet te jenë afër plazheve për te mos krijuar probleme me policinë. Mua më pëlqen qyteti i Vlorës prej tre muajsh jetoj këtu por sigurisht kam mall për vendin tim”.

“Ne këto tre muaj qëndrimi, rutina ka qenë: shëtitje, pazar me shoqen time dhe kthehemi në shtëpi dhe bëjmë drekën duke ndihmuar njëri tjetrin. Ne pasdite bëjmë një pushim vogël dhe me vonë shëtitje rreth zonës ku jetojmë. Ne Vlorë kemi gjetur shumë mikpritje, njerëzit na përshëndesin dhe pse une nuk di shqip ndihem i kënaqur”.

Ndërsa miku i tyre nga Milano ka pasur një tjetër eksperiencë ndaj kërkon që tabelat të vendosen në gjuhë të huaja.

“Jam pensionist dhe kam ardhur për pushime ne Vlorë. Ndihem mjaft mirë ne këtë qytet te bukur. Dje me ndaloi policia pasi nuk lejohej te lahesha. Nuk jam i informuar rreth këtyre masave dhe duhet te vendosen tabela informimi ne disa gjuhë”.

Edhe pse Vlora mikpritëse nuk i bën të ndjehen vetëm, ata kanë mall për shtëpinë. Në banesën ku jetojnë janë miqësuar me fqinjët. Por me lot ne sy tregon dhimbjen qe Lombardia dhe Bergamo përjetuan ne periudhën kritike te pandemisë.

“Na dhemb shpirti qe vendi ynë përjetoi kaq humbje jete çdo ditë. Falenderoj Shqipërisë qe na u gjende pranë ne këtë moment kritik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA