Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 172 viktima më shumë e numri total i tyre ka arritur në 30,911.

Numri i personave aktual pozitiv me koronavirus në Itali është reduktuar sot në 81,266.

Me 1402 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit, numri total i të infektuar që nga nisja e pandemisë e deri më sot është 221,216.

Numri i pacientëve të shëruar është rritur në 109,039 e në 24 orët e fundit janë 2,434 pacientë të shëruar më shumë. Në repartet e terapisë intesive numri i të sëmurëve me Covid 19 është ulur në 952.Në Itali deri më sot janë kryer 2,673,655 tampone.

Sot në ditën Botërore të Infermierëve Italia regjistron 12 mijë infermierë të infektuar e 39 viktima nga Covid 19, e 4 prej të cilëve janë vetëvrarë nga gjëndja e rënduar psikologjike në përballimin e rrezikut e të infektimit nga pandemia.

COVID-9 ka shënuar në Itali dhe 162 viktima mjekë e mbi 25 mijë të infektuar në radhët e këmishave të bardha.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA