Mijëra punonjës të një spitali në qendër të betejës së Amerikës me koronavirusin, po shpërblehen për punën e tyre të vështirë.
Më shumë se 4 mijë punonjës spitali, përfshirë mjekë, ndihmësmjekë, infermierë, punonjës sanitarë dhe të ekipeve të ushqimit, në spitalet Elmhurst të Nju Jorkut, u suprizuan me pushime falas nga Hyatt dhe American Airlines.
Të dy këto kompani, kanë bashkëpunuar për të trajtuar punonjësit e vijës së parë të frontit me udhëtimin dhe pushimet falas në destinacione në SHBA dhe Karaibe për t’i ndihmuar ata të “rikarikojnë bateritë” dhe të rilidhen me të dashurit e tyre sapo të munden ta bëjnë këtë.
Vetë punonjësit janë shprehur shumë mirënjohës për këtë dhuratë bujare. Deri pasditen e të shtunës, më shumë se 333 mijë persona në Nju Jork ishin prekur nga koronavirusi dhe mbi 26 mijë të tjerë kanë humbur jetën. Që nga momenti që pandemia u shfaq dhunshëm në Nju Jork, stafi mjekësor atje është përballur me një ritëm të çmendur pune për të trajtuar rastet e shumta që paraqiteshin. Ata flasin për sfida dhe eksperienca të paimagjinueshme por tani, kur të munden të marrin një pushim, do të mund të hedhin pas krahëve gjithcka kanë kaluar dhe të rikthehen me akoma më shumë energji.
Top Channel