Nga “Darka e Fundit” te “Puthja”/ Këto janë 10 pikturat më të kërkuara në botë!

10/05/2020 09:46

Çdo vit, vepra arti që së bashku vlejnë miliarda dollarë “enden” nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre.

Por të paktë janë krijimet më të çmuara që arrijnë famën e pretenduar për t’u cilësuar vërtet si “më të mirat”. Duke qenë se i famshëm është një term subjektiv, CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë viteve të fundit. U krahasuan dhjetëra kryevepra të njohura – nga klasiket si “Mona Lisa”, “Vala e Madhe” ,“Kanagawa” dhe “Salavator Mundi”, te vepra moderne si “Nighthawks”.

Bazuar në këto rezultate, këto janë 10 pikturat më të kërkuara në botë…

FOTO GALERI
2/10
2. Darka e fundit bën që Leonardo të jetë i vetmi artist, i cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, "Darka e Fundit" përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij përpara kryqëzimit. Piktura është një një afresk i madh - 4,6 metra i lartë dhe 8,8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA