Australianët Kim dhe Steve, po e kalojnë pandeminë në ujërat shqiptare.
Rastësisht i gjejmë ne rrugë teksa kthehen nga Orikumi ku kishin dalë për të blerë ushqimet e javës, dhe na pranojnë t’i shoqërojmë për në portin e jahteve.
Kim me profesion gazetare, pasi na tregon “varkën-shtëpize” ku po kalojnë këto ditë izolimi dhe rutinën e tyre, shpjegon se e kanë pasion gatimin. Ushqimet shqiptare po u shijojnë shumë.
“Kemi parë Shqipërinë me makinë me qira…. jam e magjepsur me vendet që kemi vizituar, Butrint dhe Syrin e Kaltër. Andej nga vijmë ne s’ka male, ndaj na mrekullojnë malet qe rrethojnë bregun e Vlorës dhe pamja shoh çdo mëngjes”.
Edhe kur të hapen kufijtë, çifti nga Perthi do të vazhdojë të qëndrojnë në Shqipëri, pasi dëshira për të eksploruar Shqipërinë është më e fortë se koronavirusi.
“Po presim te hiqet izolimi dhe do te kalojmë 1 javë ose 10 ditë. Duhet te praktikohemi pak me këtë barkë te madhe”.
Top Channel