
Tre fëmijë tepër të talentuar duket se kanë pushtuar dëborën në alpet austriake.
Carolin dhe Patrick Schreiber kanë qenë gjithmonë të dashuruar pas dëborës – dhe duket se pasioni në fjalë ka përfshirë edhe fëmijët e tyre. Ata i kanë mësuar fëmijët se si të rrëshqasin në dëborë nga lartësi të mëdha, në malet austriake.
I vogli Lumi, shtatë, Martti, katër vjeç dhe Peppa, vetëm një, të gjithë posedojnë aftësi të jashtëzakonshme. Familja, nga Gjermania, kthehet rregullisht në vendlindjen e babit Patrick në Kartitsch, Tirol, Austri, për t’u argëtuar.
Peppa e vogël ka një vetëkontroll të paparë mbi bordin. Mamaja Carolin, 38, e cila ka nisur të bëjë ski që kur ishte dy vjeçe, rrëfen:
“Këmbëngulja ishte thelbësore për t’i mësuar ata se si të endeshin në dëborë.”
Top Channel