Remdesivir/ Ilaçi që po jep rezultate kundër Covid-19, çmimi mund të shkojë në 4.500 dollarë edhe pse realisht kostoja e prodhimit është 9.3 dollarë

08/05/2020 10:31

Ekspertët thonë se edhe 10 dollarë janë shumë për ilaçin antiviral të prodhuar në SHBA të aprovuar për të trajtuar koronavirusin e ri.

Medikamenti i Gilead Science, remdesivir, tregoi se ndihmon në zvogëlimin e qëndrimit në spital të pacientëve me covid, në një provë klinike të drejtuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, shkruan Daily Mail.

Javën e kaluar, ai u bë ilaçi i parë i aprovuar nga Administrata e Barnave e SHBA (FDA) për të trajtuar pacientët COVID-19 nën autorizimin e përdorimit të urgjencës.

Kompania farmaceutike me bazë në Kaliforni ka një të kaluar me çmime të tepruara të ilaçeve.

Një grup hulumtuesish thotë se Gilead në varësi të kostos-efektivitetit të ilaçit mund ta ngrejë çmimin e ilaçit deri në 4500 dollar.

Një vendim mbi një çmim ilaçi është shumë i rëndësishëm pai ka të ngjarë të ndikojë në çmimet për të gjitha trajtimet e ardhshme të koronavirusit.

Deri më tani, CEO i Gilead Daniel Daniel O’Day ka shmangur përgjigjen e ndonjë pyetjeje se sa do të kushtojë remdesivir.

Megjithëse kompania më herët ka thënë se planifikon të dhurojë furnizimin e ilaçit që ka deri tani, i cili do të trajtojë rreth 140,000 pacientë dhe thotë se nuk do të marrë në konsideratë një çmim deri sa të vijnë më shumë të dhëna.

Por Gilead njihet për të debatuar mbi çmimet e ilaçeve. Në vitin 2013, kompania prezantoi Sovaldi, një trajtim që shëroi në thelb hepatitin C, por me 1000 dollarë për pilulë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA