People have lunch at a restaurant in Stockholm on April 22, 2020, during the coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by Jonathan NACKSTRAND / AFP) (Photo by JONATHAN NACKSTRAND/AFP via Getty Images)

Një nga ekspertët më të mirë të virologjisë në Suedi i ka dalë në mbrojte strategjisë së shumëdiskutuar të vendit që zgjodhi të mos izolohej si gjithë të tjerët për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Sipas Johan Giesecke, karantina thjesht vonon të pashmangshmen. “ Përpjekjet për të ndaluar përhapjen e sëmundjes janë ‘të kota’, sepse të gjithë ka të ngjarë të ekspozohen ndaj saj përpara se të gjendet një trajtim”, thotë ai. Giesecke parashikon që numri i rasteve dhe vdekjeve në Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë – të cilat ndryshe nga Suedia hynë në izolim të plotë- do të rritet në përputhje me ato të vendit të tij pasi të lehtësohen ndjeshëm kufizimet javët e ardhshme.

Ndërkohë Zelanda e Re, e cila ka arritur të frenojë ndjeshëm shpërthimin epidemik me masat e saj izoluese dhe testimet masive, tani, sipas Giesecke, rrezikon ta importojë infeksionin nga vende të tjera. Eksperti thotë se mënyra e vetme për ta zbutur këtë rrezik është të karantinohen të gjithë të ardhurit nga jashtë kufijve për 14 ditë, dhe këto masa, nga sa pretendon ai, do të duhet të mbeten në fuqi deri sa të gjendet vaksina. Suedia ka mbi 25.000 raste të koronavirusit dhe rreth 3.200 vdekje; Norvegjia ka vetëm 217 jetë të humbura, Danimarka 514 dhe Finlanda, 255.

Top Channel