Nuk është më një sekret! Reperja Nicki Minaj ka habitur fansat e saj pas një komenti në twitter dhe të gjithë dyshojnë se mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkëshortin, Kenneth Petty.
Nëse deri pak muajsh gjithçka ishte në kuadrin e thashethemeve, Nicki Minaj sapo i shtoi akoma më shumë dyshimet dhe larg e larg ajo e pranoi që vërtet do të bëhet nënë.
Një ndjekës në twitter e pyet nëse mund të dërgonte një foto të bebit dhe ajo i përgjigjet duke i thënë se duhet të presin edhe disa muaj…
“Pas disa muajve, bota nuk është gati ende”, shkruan Nicki Minaj.
Më herët është përfolur për një shtatzëni të mundshme dhe shkak është bërë një video që ajo postoi në Instagram.
Nicki shfaqej partnerin e saj, i cili kishte vendosur dorën mbi barkun e saj dhe e përkëdhelte, duke i bërë të gjithë të dyshojnë se çifti po pret një bebush.
Top Channel