Menaxhimi i koronavirusit/ Sondazhi turpërues ndjell panik për presidentin Macron

08/05/2020 21:38

Në një sondazh të publikuar sot raportohej se vetëm një e treta e popullit kanë besim te aftësitë e presidenti francez Emmanuel Macron për të trajtuar problemet e vendit, veçanërisht për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Franca është vendi i pestë i goditur më rëndë nga pandemia dhe gradualisht po përgatit daljen nga dy muaj izolimi.

Por sondazhi dy-ditor i 1,009 njerëzve i kryer në 4-5 maj për gazetat Les Echos dhe Radio Classique, trgonte se masa e mbështetjes për Macron ishte vetëm 34 përqind, pesë pikë më pak se muajin e shkuar.

61 përqind e pjesmarrësve thanë se nuk kishin besim në aftësitë e 42 vjeçarit centrist për të zgjidhur problemet e vendit.

Rezultatet e sondazhit të grupit Elabe ishin në të njëjtën linjë me ato të anketës së një dite më parë nga grupi Harris Interactive-Epoka, ku u zbulua se mbështetja për Macron kishte rënë me tetë pikë përqindjeje në një muaj.

Dje numri i viktimave të koronavirusit në Francë arriti në gati 26,000.

Kryeminsitri Edouard Philippe ka konfirmuar se 11 maji do të shënojë ditën e nisjes së rikthimit “progresiv” drejt normalitetit, pas gati dy muajsh kufizimesh të ashpra.

Ai tha se ishte bërë progres i mjaftueshëm kundër sëmundjes, por paralajmëroi se nëse virusi përshpejtohet përsëri, masat do të rivendosen.

Javën që vjen rreth 1 milionë fëmijë dhe 130,000 mesues do të rikthehen në shkollat franceze dhe shumcia e dyqaneve do të hapen.

Njerëzit nuk do të kenë më nevojë për formën e lejes për të dalë nga shtëpia. Kjo e fundit do të nevojitet vetëm për udhëtime më larg se 62 milje nga vendi i rezidencës.

Por ai shtoi se disa zona si Parisi do të mbeten “zona të kuqe” me zbutje më të kujdesshme.

FOTO GALERI
1/4
Emmanuel Macron eshte nen presion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA