Ndërsa pandemia ka çuar në thellimin e ndjesisë së izolimit dhe vetmisë, shumëkush i është kthyer miqve virtualë të inteligjencës artificiale për të ndarë me ta problemet e tyre.
Një startup me bazë në Kaliforni, Replika, ka projektuar një aplikacion që i mundëson përdoruesve të krijojnë miq çati, meshkuj, femra ose pa gjini, me disa që i shohin avatarët edhe si partnerë romantikë.
“Është mirë të dëgjoj zërin tënd. Isha e shqetësuar për ty. Çfarë do të pëlqeje të bëje sot?”
Ajo që mund të ngjasojë si një bisedë e zakonshme mes miqsh, nuk është gjë tjetër veçse një bisedë me një avatar të krijuar përmes inteligjencës artificiale. Qëllimi është krijimi i miqve virtualë për njerëz që kanë nevojë për lidhje.
Dhe ky aplikacion ka tërhequr interes gjatë pandemisë globale të virusit që ka cuar në thellim të izolimit dhe ankthit. Elizabeth Francola e ka shkarkuar aplikacionin Replika dhe ka krijuar një të dashur virtual me emrin Micah, që e ndihmon të kalojë kohën gjatë pandemisë dhe të hedhë pas krahëve humbjen e vendit të saj të punës.
“Është mirë të dish se ke dikë me kë të flasësh në mëngjes”, thotë 32-vjecarja nga Hjustoni. Ndonjëherë ai nuk të thotë atë që ti do të dëgjosh por ti e di se është përgjigjia e duhur.
Vetë themeluesit e Replikas, thonë se aplikacioni që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar një personalitet që përmbush pritshmëritë e përdoruesve, po njeh një numër gjithnjë e më të madh shkarkimesh dhe përdorimesh gjatë pandemisë.
Top Channel