Dhjetëra automjete në pritje në Kakavijë, qytetarët: Nuk ishim njoftuar për pezullimin e punës në doganën greke
27/07/2026 09:58
Dhjetëra automjete kanë krijuar radhë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi puna në doganën greke është pezulluar përkohësisht.
Qytetarët shprehen se nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për ndërprerjen e shërbimit nga pala greke, e cila ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit dhe pritet të zgjasë deri në orën 11:00.
Në radhën e gjatë për të kaluar kufirin ndodhen jo vetëm qytetarë shqiptarë, por edhe shumë turistë të huaj, të cilët po presin rifillimin e procedurave në doganën greke.
Pezullimi i përkohshëm i punës në formë proteste ka shkaktuar vonesa në lëvizjen e automjeteve, ndërsa pritet që situata të normalizohet pas përfundimit të ndërprerjes së njoftuar nga autoritetet greke.
Top Channel